Para dhe drogë! Kujt i bëjnë 'diss' reperët nga Kosova?

Reperët nga Kosova, Gjiko dhe Lumi B kanë sjellë bashkëpunimin e tyre “Kush je ti” me klip muzikor.

Kjo këngë erdhi në versionin audio kur Gjiko nxorri në treg albumin 'Energjiko'. Në projektin e punuar nga vetë reperët flitet për lekët, drogën dhe jetën luksoze.

Duket si diss ndaj dikujt, por nuk dihet nëse reperët janë munduar të sulmojnë dikë. Kujtojmë se Gjiko ka patur përplasje me DJ Blunt dhe Real 1 për disa kohë.

EMISIONET