Infeksionet gastro-intesitale te fëmijët që manifestohen me të vjella deri në dehidratim janë prezente në këtë javë,  favorizuar nga paqëndrueshmëria e motit. Infesksionet gastro intestinale shkaktohen gjithashtu edhe nga mungesa e higjienës dhe pakujdesia ndaj ushqimit.

Entela Kostaqi, Pediatre: Infeksionet më të zakonshme që ndeshim janë kryesisht Infeksionet gastro-intesitale të shoqëruar me diare dhe të vjella. Higjiena e duarve është e rëndësishme. 

Mjekja pediatre Entela Kostaqi në qendrën shëndetësore nr 1 tha se në kushte të tilla duhet patjetër që nënat të konsultohen me mjekët specialistët pasi fëmijët kanë nevojë për rehidratim.

Kostaqi: Fëmijët të dërgohen sa më shpejt në qendrat shëndetësore që fëmijët të kapen në faza të hershme dhe të mund të përmirësohen.

Gjithashtu paqëndrueshmëria e motit, favorizon përhapjen e viruseve të cilat janë në qarkullim. Në QSUT në një ditë rreth 200 pacientë të vegjël kërkojnë ndihmën e mjekëve.

/Ora News.tv/