Paqe mes Interit e Romës, zikaltërit mbajnë distancën në +3 me kryeqytetasit

Paqe mes Interit e Romës, zikaltërit mbajnë distancën

Është mbyllur në barazim 1 me 1, supërsfida e javës së 21-të në Seria A, mes Interit dhe Romës.

Në "Giuseppe Meaza" u zhvillua një takim shumë i luftuar ku nuk munguan as konfrontimet mes futbollistëve të dy skuadrave.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët.

Stefan El Shaaraëy i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes zikaltër, falë edhe një gabimi në vendosje të Santon, me sulmuesin italian që iu drejtua i vetëm portës së Handanoviç, me këtë të fundit që u mposht mjeshtërisht nga  25 vjeçari që e goditi topin në stil parabole.

5 minuta nga fundi i takimit, ishte Matias  Vecino që barazoi rezultatin, pas një goditje të bukur me kokë.

Pas këtij barazimi, skuadrat mbajnë të njëjtën distancë në rënditje, me zikaltërit +3, por me Romën që ka dhe një ndeshje për të rikuperuar.

EMISIONET