Papa Françesku u kërkon policëve mëshirë për shoferët

Papa Françesku u kërkon policëve mëshirë për

Shoferët që kapen nga shpejtësia mund të citojnë Papën kur duan simpati nga policia.

Në një takim me policinë e trafikut në Itali, Papa Françesku u bëri thirrje atyre të tregojnë "mëshirë" ndaj shoferëve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

"Mëshira nuk është shenjë e dobësisë", tha ai. "As nuk kërkon të heqësh dorë nga përdorimi i forcës".

Ai shtoi se policia duhet të kërkojë të kuptojë arsyet pse një person ka kryer një vepër penale.

Por Papa argjentinas gjithashtu foli për një situatë gjithnjë e më komplekse dhe të trazuar në rrugë.

Ai tha se një mënyrë jetese për nxitimin dhe konkurrencën i bën njerëzit të shohin shoferët e tjerë si pengesa apo kundërshtarë që duhet të kapërcehen, duke shndërruar rrugët në një pistë të “Formula një”.

Papa, i cili ka qenë kreu i Kishës Katolike Romake që nga viti 2013, gjithashtu kritikoi njerëzit që përdorin telefonat e tyre celularë gjatë ngarjes.

EMISIONET