Papa do vizitojë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë

Papa do vizitojë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë

Papa Françesku do të takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët gjatë vizitës së parë papale në Republikën e Irlandës për pothuajse 40 vjet.

Në një letër drejtuar të 1,2 miliardë katolikëve në botë Papa këtë javë dënoi "mizoritë" e abuzimit seksual të fëmijëve dhe mbulimin e këtyre ngjarjeve nga priftërinjtë.

Vizita përkon me 'Takimin Botëror të Familjeve', një tubim katolik global që mbahet çdo tre vjet.

Ajo do të përfundojë me një Meshë për 500.000 njerëz në Phoenix Park të dielën.


EMISIONET