Paolo Maldini: UEFA ka nevojë për Milanin

Paolo Maldini: UEFA ka nevojë për Milanin

Paolo Maldini dhe Leonardo ishin të pranishëm në MonaCo për të ndjekur shortin e Europa Ligës. Kuqezinjtë do të kenë në grup skuadrat e Olympiacos, Betis dhe Dudelange.

Për mikrofonat e “Sky” , Maldini u shpreh se ky është një grup brenda mundësive të Milanit.

“Jemi të kënaqur, është një grup ku patjetër synojmë kualifikimin. Ky grup është brenda mundësive tona. Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në këtë veprimtari që nuk nënvlerësohet më. Mund të bëjmë një punë të mirë në Europë dhe të renditemi mes katër vendeve të para të kampionatit,” u shpreh Maldini.

Ish- mbrojtësi legjendar i kuqezinjtë u pyet dhe në lidhje me rrezikun e mosmarrjes pjesë në Europa League.

“UEFA ka nevojë për Milan. Nëse do të jemi të aftë me bilancet nuk do të ketë më probleme të tilla,” shtoi ai.

EMISIONET