Fitorja e Shqipërisë në Antalia përballë Turqisë  është pritur mirë nga tekniku i kombëtares, Kristian Panuçi. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, italiani ka deklaruar për mikrofonin e RTSH se ndihet i lumtur dhe se me ekipin kombëtar nuk ka miqësore.

Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fruti i një punë dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësuese shkon përtej këtyre ndeshjeve.”

“Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilësi.”

 “Nuk i lejoj asnjë futbollisti të kaloj në konfrontime të tilla, aq më tepër me arbitrin, ndaj u nxeha me Memushajn.”

“Jam i kënaqur me prezantimin e tyre. Janë pjesë e ekipit kombëtar për të përgatitur një grup të plotë për kualifikueset e Europianit.”

“Nuk bëhet fjalë për një fitore. Kemi bërë një futboll shumë të mirë. Jemi detyruar të vuajmë pjesën e dytë. Mënyra sesi si arritëm fitoren është më e rëndësishëm se fitorja. Jam shumë i lumtur, për mënyrën sesi djemtë po e perceptojnë atë që unë dua. Do të vijojmë me qetësi dhe seriozitet. Një diçka që dua të them është që nuk di sa vite kishte pa fituar Shqipëria me Turqinë.”

“Unë jam italian. Do të jem krenar në qoftë se Italia kalon, por nuk kam ku ta ndjek ndeshjen.”- tha tekniku italian Kristian Panuçi për mikrofonin e Radio Televizionit Shqipëtar.

/Ora News.tv/