Panucci shpresë për fitore me Turqinë: Duam të prekim sërish Evropianin

Ditën e sotme, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur interesimit të mediave për dy ndeshjet e para eliminatore për Euro 2020. Ndeshja e parë është ajo ndaj Turqisë më 22 Mars e cila do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi dhe më pas transferta në Andorra më 25 Mars, e cila zhvillohet në Estadi Nacional në orën 20:45.

“Në sjellje nuk do ndryshojmë shumë, do mbetet e njëjta mënyrë lojë si me Uellsin. Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe besoj se do të ndryshojë diçka që nga ndeshja miqësore që kemi luajtur me Turqinë. Mund të luajmë 4-3-3, 3-5-2, do ta shohim. Jam i gëzuar për lojtarët e rikthyer. Cikalleshi ishte në formë, por u dëmtua. Edhe Ndoj është i dëmtuar ashtu si dhe Binaku që ka një problem muskulor, por do ta vlerësojmë në orët në vazhdim. Ajeti dhe Abrashi janë rikuperuar. Grezda fatmirësisht luajti dje. Do shohim sa do luajë. Vjen edhe Qose të cilin e kam ndjekur gjithë dimrin. Pjesa tjetër janë të njëjtët. Mënyra sesi luajtëm me Uellsin është një ide, ku presim disi. Kjo nuk do të thotë që vetëm do të mbrojmë. Kam gabuar duke luajtur me një skuadër të hapur, sepse duke luajtur futboll total kemi probleme mbrapa. Ky grup që kam thirrur po luan. Këto janë zgjedhjet tona. Grezda nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por është i rëndësishëm për ne. Nuk mund të luajë ende 90 minuta. Do e shohim gjatë javës. Kaçe po luan rregullisht dhe e kam thirrur. Më parë nuk ka luajtur. Nga ky grup ka lojtarë që luajnë mjaftueshëm. Turqia është skuadër e fortë dhe me cilësi. Kanë ndryshuar trajner nga hera e fundit, janë më të fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë për t’i mundur, por kam shumë besim te djemtë e mi. Presioni? Kur ka presion të bëhet mirë. Kur luhet në kombëtare është e rëndësishme. Katër ekipe të grupit tonë kanë qenë në Francë 2016. Ka presion, pasi ka presion për të shkuar në Europian. Duhet të jesh krenar të luash me kombëtaren. Falë kombëtares bën edhe kontrata të mëdha. Mirënjohja nuk duhet humbur asnjëherë. Unë për Shqipërinë kam mirënjohje dhe dua që këtë ta ndjejnë edhe lojtarët. Shpresojmë që të jenë të karikiuar”, përfundoi fjalën e tij trajneri i kombëtares.




EMISIONET