Panucci gjen zëvendësuesin e Hysaj në Argjentinë

Panucci gjen zëvendësuesin e Hysaj në Argjentinë

Nevoja për profile të reja në prapavijë e kanë shtyrë teknikun e kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci dhe stafin e tij të shikojnë përrreth për futbollist të vlefshëm për kombëtaren kuqezi.

E pas hulumtimeve të shumta, në "lupën" e stafit të kombëtares sonë ka përfunduar mbrojtësi i Begrano, Tomas Guidara. 22 vjeçari i lindur në Argjentinë është zbulimi më i fundit i stafit të Panuccit, dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e kombëtares sonë.

Guidara është një produkt i klubit Begrano, ndërsa pas 3 sezoneve si profesionist është aktivizuar në 32 takime, duke u ndëshkuar edhe dy herë me karton të kuq. Ai pritet të jetë "shqiptari më i ri", pasi pritet që FSHF të kërkojë nga shteti shqiptar pajisjen sa më të shpejtë të Guidara me pasaportën shqiptare.

Një prurje që do sjell probleme për Elseid Hysaj, i cili pas Napolit pritet të rrëzikojë vendin edhe në kombëtare.

EMISIONET