Panik në Portugali, tifozët "pushtojnë" fushën pasi stadiumi nisi të krisej

Momente paniku në ndeshjen e Primeira Ligës portugese midis Estoril dhe Portos.

Ngjarja ndodhi në pushimin midis dy pjesëve, ku në pjesën ku ishin pozicionuar tifozët miq të Porto-s, muri filloi të krisej ndërsa për t'i shpëtuar një katastrofe,  tifozët të ndihmuar dhe nga forcat e rendit "pushtuan" fushën e gjelbërt.

Pas kësaj situate autoritetet e futbollit në Portugali shtyn takimin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të vendasve të Estoril.







EMISIONET