Panik në Milano, "San Siro" rrezikon shembjen

Panik në Milano, "San Siro" rrezikon shembjen

Siguria e një prej stadiumeve më të famshme në Europë po vihet në pikëpyetje.

Arena e "San Siros" ka pësuar disa lëkundje të konsiderueshme gjatë ndeshjes së fundit të zhvilluar në fushën e saj, atë mes Interit dhe Atalantës. Unaza e tretë e impiantit ka pësuar lëndime të konsidershme, duke u spostuar me 5 cm nga pozicioni fillestar. Një fakt ky shqetësues për institucionin që merret me inspektimin e këtyre impanteve.

Lëkundje të tilla kanë ndodhur disa herë, madje ajo më e përfolura i përket vitit të largët, 2003, ku një koncert i Vasco Rossit shkaktoi kaos tek të pranishmit. Kujtojmë që dy skuadrat milaneze, Inter dhe Milan po planifikojnë ndërtimin e një impanti të ri për të zhvilluar ndeshjet në të ardhmen.

Kjo situatë mund të sjell kaos dhe në ndeshjen e sotme, ku Inter pret në shtëpi Romën.

EMISIONET