Rreth 35 persona kanë mbetur të lënduar gjatë fluturimit me linjën Kanada-Australi. Shkak u bë rënia në kontakt me turbulenca të papritura ajrore, të cilat shkaktuan detyruan uljen e mjetit jashtë itinerarit për t'u dhënë ndihmë të lënduarve.

Turbulencat ajrore gjatë udhëtimit me avion nga Kanadaja drejt Australisë kanë lënë të paktën 35 persona të lënduar.

Avioni i linjës "Eir Kanada" me 284 pasagjerë në bord po fluturonte nga Vankuveri dhe drejt kryeqytetit australian të Sidnejit kur hasi në rryma ajrore të forta.

Kontakti i avionit me turbulencat e papritura në qiell të pastër rreth 11 mijë metra mbi tokën shkaktoi tronditje të mjetit flutures por edhe panik mes pasagjerëve.

Disa prej tyre morën lëndime në kokë dhe trup nga goditja e tavanit të avionit, dhe u desh të merrnin ndihmë mjekësore.

Për t'u ardhur në ndihmë pasagjerëve të lënduar, ekuipazhi vendosi të ndalonte jashtë itinerarit në ishujt Hauai.

Turbulencat në qiell të pastër shkaktohen nga kontakti i masave të ajrit që lëvizin me shpëjtësi të ndryshme, dhe nuk mund të dallohen me sy të lirë apo me radarë.

Një incident të ngjashëm përjetuan muajin e kaluar 121 pasagjerët e linjës Kosovë-Serbi.

Turbulencat e forta rreth 20 minuta para uljes shkaktuan daljen e karrigeve të avionit nga vendi, ndërsa dhjetë persona morën lëndime të lehta dhe u dërguan në spital.



/Ora News.tv/