Incidente në prag-sfidën e Europa League mes Lazios dhe Eintracht Frankfurt.

Edhe pse ky 90 minutësh nuk shërben aspak për fatet e grupit H, tifozët e gjermanëve nuk janë ndalur, duke u përleshën me policinë në sheshin "Piazzale Flaminio" të Romës.

Sipas "Il Messaggero", tifozët e Frankfurtit hodhën mjete pirro teknike, të cilat shkaktuan panik në kryeqytetin italian.

Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, ku ka arrestuar 5 persona si iniciatorë, ndërsa mendohet se nga incidenti nuk ka pasur të lënduar.


/Ora News.tv/