Pandi Mele nga liria nën trysni, ekspozohen vepra të panjohura të grafistit

Pandi Mele nga liria nën trysni, ekspozohen vepra të panjohura të

Pandi Mele është një nga shumë artistët shqiptarë që studioi në Bashkimin Sovjektik që me kthimin në Shqipëri iu nënshtrua rregullave të një arti shtypës.

Si u bë Pandi Mele një nga grafistët më të shquar shqiptarë nën komunizëm? Ekspozita "Një jetë me grafikën" që qëndron hapur deri më 10 shkurt në Galerinë e Universitetit të Arteve, shfaq rrugëtimin e artistit prej viteve 50 deri në fund të jetës, në vitin 2016.

Ekspozita është përgatitur me koleksionin e familjes Mele po edhe të një prej ish-studentëve të grafistit, Petraq Papa.

Mele ka eksploruar pothuaj të gjitha teknikat dhe zhanret e grafikës: litografinë, karbonin, kolazhin, po edhe akuarelin, mjaft prej të cilave ekspozohen për herë të parë për publikun.

Pllakati dhe gjuha e drunjtë politike zënë vend të konsiderueshëm në krijimtarinë e Meles, si përmbushje detyre ndaj artit zyrtar.

Me sa duket letërsia ku ai shpesh ka kërkuar tema për grafikat e tij, ka qenë një mënyrë për t'i ikur asaj trysnie.

Ai iu rikthye në fund të jetës ciklit migjenian, po edhe poezisë së Kajamit si një dëshirë e vonuar e vetë grafikës së tij për t'u hapur ndaj jetës.



EMISIONET