Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë "Rama 1", Edmond Panariti i është përgjigjur kryeministrit në lidhje me deklaratën e tij ku i bën thirrje fermerëve të Korçës mos mbjellin patate.

Në një status në FB, Panariti thotë se qeveria mund tu blejë patatet fermerëve korçarë në vend të tenderave.

Statusi i Edmond Panariti

Po.. Po.. Sigurisht, qeveria mund dhe duhet tu bleje patatet fermereve korcare. Ne vend te tenderave per furnizim me patate importi te spitaleve, ushtrise, qendrave sociale, mencave le tu bleje atyre per kete qellim pa hezitim prodhimin e tyre vendas. A e ben dot? Keshtu ajo tregon dhembshuri per prodhuesit vendas dhe balancon sadopak presionin afiksues dhe diskriminues te importeve. Kjo po do te ishte politike mbeshtetese nxitese dhe patriote. Per fat te keq patatja dhe jo vetëm ajo, leviz vetem ne nje drejtim, nga jashte brenda dhe a e dini pse? Sepse patatja jone edhe pse shume cilesore nuk certifikohet. Nuk certifikohet edhe ngaqe sherbimi i mbrojtjes se bimeve tashme rudimentar do te kthehet ne inekzistent me shkrirjen e Drejtorive te Bujqesise. Nuk licensohet, sepse ne nivel qendror ky sherbim eshte ne vdekje klinike.

/Ora News.tv/