Të vegjlit e kryeqytetit, të dashuruar pas kafshëve janë argëtuar të dielën në mjediset e Kopshtit Zoologjik.

Edicioni i Tretë i Panairit të Kafshëve Shtëpiake u ka dhënë mundësi të fëmijëve të kalojnë disa orë të këndshme, duke parë nga afër qen të racave të ndryshme

Organizatorët nga Bashkia e Tiranës theksuan se panairi ofron mundësi blerjesh dhe adoptimi për kafshët

Erinda Fino: Patjetër synimi është rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit duke filluar që nga brezat më të rinj, për të përkujdesur kafshët shtëpiake.

Fëmijët janë ata që i duan më shumë kafshët dhe i shohin shpesh edhe si bashkëshoqërues të jetës së tyre

Qindra të pranishëm shkëmbyen eksperienca për përkujdesjen ndaj kafshëve, ndërsa nuk munguan dhe mesazhet sensibilizuese.

/Ora News.tv/