Pampuri: Një familjeje të varfër ju hoq ndihma ekonomike se kishte banjë

Pampuri: Një familjeje të varfër ju hoq ndihma ekonomike se

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se 20 mijë familje janë hequr nga ndihma ekonomike, 8 mijë prej tyre janë vetëm me njërin prind.

Pampuri: Kam vizituar familje që ishin përjashtuar nga ndihma ekonomike pse kishin tualet brenda murit të shtëpisë. Ajo shtëpi ishte e tëra një tualet. Përveç 20 mijë familje që janë hequr nga ndihma ekonomike, janë 8 mijë familje që janë vetëm me njërin prind. Një mesazh nga Peshkopia me 6 fëmijë thotë se nuk më ka mbetur rrugë tjetër vetëm se të vetëvritem. Të gjitha këta që përmenda nuk janë persona që duan të jetojnë me ndihmë ekonomike. Me 8 mijë lekë të reja duan të ushqehen, të paguajnë dritat, ujit. Kjo është për të marrë frymë. Të gjithë këta më shprehen se duan vende pune.



EMISIONET