Një grua që donte të bënte tërheqje të lëkurës përfundoi me djegie të gradës së dytë. Ajo ka publikuar disa fotografi që tregojnë fytyrën e mbushur me flluska, e cila e detyroi të qëndronte tre javë në spital për trajtime.

Ngjarja ka ndodhur në një klinikë ku bëhen procedurat e kirurgjisë plastike në Tapeoi, kryeqyteti i Taiwan.

Gruaja në moshën 50 vjeçare thuhet se nuk ka qenë e vetëdijshme se lëkura e saj ishte djegur nga brenda gjatë trajtimit.

Procedura e "shtrëngimit të fytyrës" mbështetet në ngrohjen e shtresave të thella të lëkurës për të stimuluar kolagjenin.

Një orë pas trajtimit, ajo shkoi në shtëpi dhe filloi të ndjente dhimbje të mprehta në fytyrën e saj.

 Ajo mori veten në spital dhe u trondit kur mësoi se kishte pësuar lëndime të shkallës së dytë gjatë trajtimit.

/Ora News.tv/