Një shpërthim i fuqishëm tritoli i regjistruar gjatë ditës së shtunës në thuajse në mes të qytetit të Shkodrës. Kamerat kanë regjistruar momentin e shpërthimit vetëm disa sekonda pasi ka ndodhur, ku shihet një shtëllungë e madhe tymi. 

Nga ngjarja mbetën të plagosur 8 persona, disa prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë shtetasi Lulzim Kullaj, 42 vjeç, me precedentë penalë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim më të specializuar.

Eksplozivi shpërtheu në momentin  kur Kullaj po hipte në makinën e tij.

/Ora News.tv/