Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit të një vajze të vogël, e cila besohet se është përdhunuar dhe më pas është vrarë, duke u hedhur në një grumbull plehrash.

Fëmija u pa për herë të fundit në rrugën e saj, përpara se të gjendej e vdekur në një zonë pranë shtëpisë.

Sipas medias lokale, prindërit e Zainab ishin në Mekë për një pelegrinazh fetarë kur ajo u dyshua se u rrëmbye dhe pastaj u vra.

Trupi i saj, i hedhur në një grumbull plehrash, u gjet nga kalimtarët në Kasur, një qytet në Pakistan, katër ditë pas vdekjes së saj.

/Ora News.tv/