Pamela Anderson zbulon sekretin e lidhjes: Ai më pëlqen kur vishem si shërbyese seksi

Pamela Anderson ka zbuluar disa sekrete nga romanca e saj me mbrojtësin e Marseille, Adil Rami. Ish-ylli i Baywatch është shpërngulur në Francë në fillim të këtij viti pasi lidhja e saj u bë më serioze.

Ajo u fotografua duke parë Rami këtë muaj, dhe pse ka qenë tepër e rezervuar për marrëdhënien me të. E ftuar në emisionin e Piers Morgan, ajo dha disa detaje interesante nga jeta e saj seksuale, duke përfshirë faktin se i dashuri e pëlqen kur vishet si shërbyese provokuese.

"Ai është fantastik. Unë e dua sigurisht. Duhet të jesh shumë i guximshëm për të shijuar gjërat", tha ajo.

50-vjecarja ka deklaruar se partneri futbollist po e ndihmon që të kalojë fazën e menopauzës, si dhe nuk përjashton mundësinë që ai të bëhet bashkëshorti i saj i ardhshëm.

EMISIONET