Aktorja Pamela Anderson ka folur publikisht për ndarjen nga i dashuri i saj prej dy vitesh, futbollisti francez Adil Rami.

Ylli i Baywatch guxoi të shkruante historinë në Instagram duke akuzuar 33-vjeçarin për tradhti pasi e quajti një "monstër".

Pamela Anderson: Është e vështirë për ta pranuar. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër. Unë jam përndjekur, por besoja se ne po jetonim një "dashuri të madhe". Jam shkatërruar pasi e kam marrë vesh ditët e fundit.

Ai po bënte jetë të dyfishtë. Ai tallej për lojtarët e tjerë që kishin të dashura në apartamentet pranë grave të tyre. Ai i quantë këta meshkuj monstra. Por kjo është më keq. Ai i gënjeu të gjithë. Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy grave në mënyrë të tillë. Jam e sigurtë që kishte dhe të tjera. Ai është monstër. Si mund të ndihmoja kaq shumë njerëz dhe të mos mund të ndihmoja veten time. 

Duket qartë që 51-vjeçarja është e lënduar, por Adil ka vendosur të mos e tregojë historinë e tij. Hera e fundit që ata u panë bashkë ishte me 9 qershor në Malibu, Kaliforni.

Tags