Paloka shpërthen ndaj Ramës: Dibranët nuk kanë 100 vjet që presin “fillimin e punimeve” ooo...

Paloka shpërthen ndaj Ramës: Dibranët nuk kanë 100 vjet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e ka cilësuar tallje me dibranët njoftim që kryeministri Edi Rama u bëri sot në fb për nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit.

Në reagimin për mediat, Paloka i drejtohet Ramës "ordiner", teksa i kujton se në 5 vjet nuk ka bërë asnjë investim por vazhdon të presë shirita nga punët e nisura nga qeveria Berisha.

Duke mbetur tek dibranët, Paloka i kujton Ramës se pritja e tyre për Rrugën e Arbrit nuk është 100 vjeçare por nis me ardhjen në pushtet të tij.

Reagimi i Palokës

Ordiner...! Shpresoj qe dibranet te ta kthejne pergjigjen sic e meriton e sic dijne ata. Ka pese vjet qe nuk ben asnje pune. Vetem llogje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar per kete. Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha. Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojne ne Shqiperi e qe jane TAP-i dhe “Devolli Hydropower”, per te cilet e di dhe me i humburi ne kete vend qe jane investime te qeverise Berisha. Sot ka gjetur momentin te mburret e njekohesisht te bej dhe ironi me mashtrimin e rradhes qe ka te bej me rrugen e Arberit. Pasi i genjeu per 5 vjet me rradhe dibranet , tani flet me paturpesi per “fillimin e punimeve, te pritura per 100 vjet” 

Keta duket sikur kane dale te gjithe nga i njejti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifesira . Rruga e Arberit eshte nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te pakten 60% te punimeve te saj deri diten qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dijne jo vetem dibranet e matjanet po dhe cdokush qe i ka rene rruga per ne Diber. Sic e dijne po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , nje here ne 6 muaj., sa here i eshte dashur te shkoj per fushate ne Diber. Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “...”per fillimin e punimeve te pritura per 100 vjet.” 

Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo... Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe perfundimin e punimeve qe ti i nderpreve kur erdhe ne pushtet o...edvin. Ti e do nje pergjigje , tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin.


EMISIONET