Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se në media kanë shpërthyer akuza sipas të cilave ekzistojnë përgjime të dy ministrave, Gjiknuri dhe Ahmetaj për komunikime me personazhet e rimit.

Paloka: Ne media , ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zotëron përgjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare

Pas Sajmir Tahirit , keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.

Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.

Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.

Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri ...???

/Ora News.tv/