Partia Demokratike do të marrë pjesë ne parlament  por marrëdhënia e saj do të jetë e kushtëzuar. Nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka, tha se mazhoranca e ka kthyer parlamentin në  ilegjitim ndaj opozita tha ai nuk mund të sillet në mënyrë normale.

Edi Paloka: Ky parlament tashmë për ne e ka humbur legjitimitetin dhe ne do të sillemi me të, me detyrimin për të përfaqësuar zgjedhësit tanë, por si përballë një mazhorance pa legjitimitet. Nuk po paralajmëroj asnjë skenar, thjesht po bëj të qartë që marrëdhënia jonë me parlamentin do të jetë si me një mazhorancë ilegjitime.

I pyetur nëqoftëse Partia Demokratike do të bashkëpunojë me mazhorancën dhe do të  bëhët pjesë për  përzgjedhjen e anëtarve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nënkryetari demokrat dha këtë përgjigje:

Edi Paloka: Vendimet tona do të lidhen jo thjeshtë me qëllimin që ka opozita për të pasur një reformë reale në drejtësi, të nevojshme, por do të jetë dhe me qëndrimin e mazhorancës. Ne nuk mund të bëjmë sikur...që ne të shkojmë të miratojmë ligje pastaj të shikojmë si këto ligje dhe vetë kushtetuta shkelen me këmbë nga mazhoranca dhe kryeministri. Kështu që edhe vendimet do të merren në përputhje me këto reagime. 

Duke folur për kërkesën e dorëhqjes së kryetarit të Parlamentit Garmoz Ruçi, Paloka tha se ky do të ishte akti i parë i rikthimit të parlamentit në normalitet.

Edi Paloka: Përderisa Gramoz Ruçi ka marrë përsipër të luajë rolin e kukullës së Edi Ramës në Parlament dhe është përgjegjësi direkt për ato që ndodhin në Parlament, duhej që si akt i parë  për normalizimin e Parlamentit dhe kthimin e dinjitetit të Parlamentit Gramoz Ruçi të largohej nga kryesimi i Parlamentit.

/Ora News.tv/