Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka denoncuar mbylljen arbitrare sic tha ai të Komisionit të Ligjeve, ku po raportonte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, Paloka tha se Arta Marku nuk iu përgjigj opozitës për asnjë shqetësim që ajo ngriti.

Paloka: Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin. Fakti që Ulsiu ka një lidhje më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi bëri një akt duke kërkuar ti mbyllë gojën opozitës,  mbylli në mënyrë të parregullt komisionin ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve.

Paloka tha se opozita nuk mori asnjë përgjigje nga kryeprokurorja Arta Marku.

Paloka: Seanca e sotme kishte rëndësi të madhe dhe për këtë arsye ne si deputetë të opozitë ishim të pranishëm aty, jo sepse njohim një prokurore që nuk ka asnjë tagër kushtetues, por sepse pikërishrt  shpresonim që të paktën zonja PPP do të jepte përgjigje disa nga skandaleve më të mëdha. Askush prej deputetëve të opozitës nuk mori përgjigje. Asaj naga sot mund t'i themi edhe zonja nuk e di.


/Ora News.tv/