Pallati ku u lind mbretëresha shqiptare

Shqipëria ka pasur një mbretëri 6 mujore në vitin 1914. Princi Vilhelm Vid mbërriti në Shqipëri në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite.

Bashkë me të, në vendin tonë erdhi edhe Princesha Sophie von Schönburg-Waldenburg.

Në fotot e mëposhtme tregohet se ku ka lindur ajo. Pavarësisht kohës së shkurtër, mbretëresha është pjesë e historisë së Shqipërisë. Fotot u shpërndarë nga studiuesi Robert Elsie.

“Ja këtu disa fotografi të pallatit të Waldeburgut në Saksoni (afër Zwickau në Gjermani) ku ka lindur Princesha Sophie von Schönburg-Waldenburg (1885-1936) e cila në vitin 1914 do të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Këtu në Waldeburg u martua me Princ Vidin në vitin 1906, dhe në fillim të vitit 1914 janë nisur për të Shqipëri ku mbretëruan, thjesht gjashtë muaj”, shkruan ai.

14117879_1811960559038266_3561871228309334631_n 14183933_1811960789038243_5030342968460503488_n mbrete

 

/Ora News

EMISIONET