Një video e re tregon momentin dramatik të shpërthimit të një pallati 9 katesh në qytetin rus të Izhevsk që la pas 6 persona të vdekur. Momenti i shpërthimi që besohet të ketë ndodhur nga gazi është filmuar nga kamerat e sigurisë të një taksie.

Skena e tmerrshme tregon një cep të ndërtesës banesore duke shpërthyer, duke lënë pas re pluhuri dhe mbeturina që shpërndahen nëpër rrugë.

Të paktën tetë apartamente u shkatërruan plotësisht dhe më shumë se 30 u prekën nga rënia e tmerrshme. Hetuesit besojnë se ndërtesa e banimit, e ndërtuar rreth tre dekada më parë, shpërtheu nga një shpërthim gazi. "Ndërtesa u palos sikur të ishte një shtëpi kartoni", tha një dëshmitar për rrjetin Rossiya 24.

Rreth 130 banorë të ndërtesës, përfshirë 20 fëmijë, u evakuuan të mërkurën, thanë zyrtarët lokalë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar nën rrënoja.

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/