Pallati 70 katesh prej druri

Pallati 70 katesh prej druri

Kompania japoneze "Sumitomo Forestry" ka në plan të ndërtojë rrokaqiell më të lartë në botë për të shënuar përvjetorin e saj të 350 në vitin 2041. Ndërtesa 70-katëshe do të bëhet prej 90 për qind prej druri.

Sipas kompanisë, kulla e gjatë 350 metra, e quajtur W350, do të përfshijë 185,000 metra kub dru. Pritet të kushtojë rreth 600 miliardë jen japonez (5.6 miliardë dollarë).

W350 do të strehojë zyra, dyqane dhe hotele, si dhe rreth 8,000 shtëpi banimi. Do të ketë gjithashtu ballkone dhe gjelbërim në çdo nivel.

"Struktura e brendshme është bërë prej druri të pastër, duke prodhuar një hapësirë të qetë që nxjerr ngrohtësi dhe butësi", tha Sumitomo në një deklaratë.

EMISIONET