Pallatet e ndërtuara pas ’78 më rezistentë nga tërmetet

Pallatet e ndërtuara pas ’78 më rezistentë nga

Pallatet e ndërtuara pas vitit 1978 konsiderohen më rezistentët prej inxhinierëve. Drejtori i institutit të ndërtimit Agron Hysenlli shprehet se pas këtij viti janë vendosur standarde të reja në ndërtim të cilat janë përsosur më tej pas vitit 1992. Ndërkohë në tiranë më problematikë shfaqen pallatet e ndërtuara gjatë periudhës së diktaturës, por dhe ndërtesat e reja në zonat rurale.

Tërmeti i së shtunës është shoqëruar me panik në të gjithë qytetet e vendit.

Shqetësimi kryesor mbetet rezistenca e pallateve shumëkatëshe apo e shtëpive të ndërtuara para vitit 1990. Për inxhinerët rezistenca ndaj tëmeteve ndahet në disa kategori

Hysenlliu: Para viteve '45 nuk ka pasur kushtet teknike. Gjithçka është bërë mbi bazën e eksperiencave. Pas viteve '45 u tentua për të vendosur disa kode dhe pas viteve '63 ka pasur një kusht teknik, por edhe ai ka qenë i cunguar, pasi teoria e sicmicitetit nuk është njohur në atë masë siç njihet sot.

Numri më i lartë i objekteve të ndërtuara është në kryeqytet. Për këtë situatë nënkryeatri i bashkisë, Arbër Mazniku  deklaron se ndërtesat e larta dhe ato të vjetrat në zonat rurale janë më të rrezikuarat.

Mazniku: Në qytetin e Tiranës ne gjendemi përballë dy tipologji problemesh. Një pjesë e problemeve kanë të  bëjnë me ndërtesat e larta ku nga të jitha rastet e verifikuara deri tani kemi të bëjmë vetëm me probleme të rifinituarave, jo me probleme sigurinë e ndërtesave. Problematikat më të mdha i kemi në shtëpitë e vjetëra në zonat rurale.

Për ndërtesat e dëmtuara apo ku ka dyshime se nuk u rezistojnë tërmeteve, Hysenlliu u kërkon banorëve tu drejtohen institutit të ndërtimit.

Hysenlliu: Çdo lloj problematike që kanë qytetarët e thjeshtë, firmat e ndryshme të vinë pranë Institutit të Ndërtimit. Ne kemi një Drejtori përkatëse që çojmë inxhinierët përkatës për të kryer këtë lloj procesi.

Hysenlliu shprehet se para se të merret vendimi për ndërtimin e një objekti duhet të merret fillimisht studimi mbi Aktivitetin sizmik të zonës

EMISIONET