Dita kombëtare e Iranit ka mbledhur në një pritje të veçantë diplomatë, ambasadorë e Konsuj Nderi në Tiranë.

Ceremonia e organizuar nga Ambasada iraniane vjen në nder të 40 vjetorit të fitores së revolucionit islamik, i cili e kthehu vendin nga monarkia në republikë.

Për kreun e misionit, Amir Ali Taghikhani, 11 shkurti i 40 viteve më parë shënoi një kthesë të fuqishme për popullin Iranian, duke e bërë atë vendin më demokratik në rajonin e Azisë Perëndimore.

Ndërsa theksoi se marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kanë rrënjët e thella historike dhe kulturore edhe pse palët e treta influencojnë negativisht.

Amir Ali Taghikhani: Marrëdhënia e Republikës Islamike të Iranit me Republikën e Shqipërisë i ka rrënjët e thella historike dhe kulturore. Shqipëria është një vend i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Republika Islamike e Iranit e kupton më së miri dhe qartazi këtë rëndësi. Megjithatë faktorë dhe palë të treta janë duke influencuar negativisht në marrëdhëniet midis tyre, ndaj duhet treguar kujdes, pasi këto lidhje nuk mund të shkëputen.

Shteti i Iranit në këtë 40 vjetor jubilar u shpreh për bashkëpunim me vendet e rajonit për çështje të ndryshme, veçanërisht për luftën kundër terrorizmit.

/Ora News.tv/