Në territorin e Bashkimit Europian do të pranohen vetëm ata emigrantë të cilët largohen nga vendet e luftës. Ky është konkluzioni i arritur në paktin mes 3 vendeve të Bashkimit Europain: Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë në samitin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE, që po mbahet në Innsbruck.

Ministri i Brendshmë italian Matteo Salvini së bashku me homologun e tij gjerman Seehofer e atë austriak Kickl kanë dakortësuar arritjen e një marrëveshje për të frenuar fluksin e emigrantëve që nisen nga Afrika për të mbërritur në Europë, në bazë të të cilit është vendimi për pranimin në Europë vetëm të atyre emigrantëve që largohen nga zonat e luftës, ndërsa të gjithë të tjerët do të rikthehen pas.

"Do të jetë një kënaqësi për ne", tha Salvini, nëse propozimet italiane për reduktimin e nisjes së emigrantëve, reduktimit të zbarkimit të tyre në brigjet europiane, për reduktimin e numrit të viktimave, apo dhe të kostos së lartë, të shndërrohet në propozime në nivel europian."

"Nëse do të reduktohet numri i emigrantëve të parregullt që mbërrijnë nga Afrika nuk do të ketë më asnjë problem për kufijtë e Brendshëm të Bashkimit Europian e vendet e popujt mund të punojnë të qetë mes tyre", tha Salvini pas takimit trepalësh me Ministrin gjerman e austriak.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer mbajti të njëjtën linjë mendimi me Matteo Salvini duke u shprehur se "nëse gjen zgjidhje problemi i madh i vendeve pritëse të emigrantëve do të gjejnë zgjidhje dhe mjaft probleme të tjera si ai i lëvizjeve dytësore të tyre."

/Ora News.tv/