23 vende të bllokut europian nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje, e cila do të çojë integrimin ushtarak europian drejt një epoke të re. Iniciatorët  e këtij pakti, Franca dhe Gjermania thanë se kjo marrëveshje do të forcojë unitetin europian, pasi Britania vendosi të braktisë bllokun. Jashtë këtij pakti mbetën Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Irlanda, Portugalia dhe Malta. Ndërkohë në takimin e së hënës, zyrtarët miratuan sanksionet ekonomike ndaj Venezuelës.

Franca, Gjermania dhe 21 vende të tjera të bllokut Europian, u bashkuan ditën e hënë për të nënshkruar një "marrëveshje mbrojtjeje", e cila do të shënojë një epokë të re të integrimit ushtarak evropian. Kjo lëvizje e vendeve të BE vjen për të forcuar unitetin europian, pas vendimit të Britanisë për të braktisur bllokun.

 Pakti i  nënshkruar në Bruksel, nga Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të BE-së, pritet të zyrtarizohet në muajin dhjetor.

Në përpjekje për të reduktuar varësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, vendet e BE-së do të krijojnë një klub formal, që të marrin një rol të fuqishëm në trajtimin e krizave ndërkombëtare. Klubi do të mbështetet nga një fond mbrojtës prej 5 miliardë euro për blerjen e armëve dhe financim të operacioneve ushtarake nga buxheti i përbashkët europian. 

Marrëveshja përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Britanisë, e cila po largohet nga blloku: Danimarkës, Irlandës, Portugalisë dhe Maltës.

Shefja për politikë të Jashtme, Federica Mogherini, përgëzoi nënshkrimin e paktit, dhe e cilësoi si " moment historik". Në takimin e të hënës, përfaqësuesit e BE,së miratuan gjithashtu sanksione ekonomike dhe embargo të armëve për Venezuelën. Zyrtarët diplomat morën këto masa, pas zgjedhjeve rajonale të muajit të kaluar që sollën kaos dhe thellim të krizës në Venezuelë. 

Embargoja e armëve e çon Venezuelën në një listë të BE-së, që përfshin Korenë e Veriut dhe Sirinë, me të cilat kompanitë evropiane nuk mund të bëjnë më biznes.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/