Pakistan, 7 të vrarë nga sulmi me bombë

Pakistan, 7 të vrarë nga sulmi me bombë

Nga një sulm me bombë në pjesën jugore të Pakistanit, që kishte si shënjestër një gjyqtar të lartë, janë vrarë të paktën 7 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Policia tha se gjyqtari Maqbool Baqir, ishte plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërsa janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

Sulmi ndodhi sot në Karaçi, që është kryeqytet i provincës Sindh.

Në mesin e të vrarëve gjenden të paktën pesë policë dhe një ushtar.

Talibanët në Pakistan kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm kundër gjyqtarit, për shkak të, siç është thënë, “vendimeve joislamike” të tij.

EMISIONET