E ardhmja e Ergys Kaçes do të jetë Superliga greke.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në mediat helene, mesfushori i përfaqësueses kuqezi dhe PAOK-ut do të vazhdoj të qëndrojë në kampionatin grek, por me të tjera ngjyra.

24 vjeçari ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos që është vënë në ndjekje të 3 futbollistëve të skuadrës nga Selaniku dhe njëri prej tyre është dhe mesfushori kuqezi që nuk po gjen më hapësira në skuadër, duke vënë në dyshim dhe vendin te kombëtarja e Panucci-t.

Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento, por gjatë ditëve të fundit në operacionin që do dërgonte brazilianin në Athinë, janë propozuar dhe 2 lojtarë të tjerë të skuadrës së PAOK-ut, Dimitris Konstantinidis dhe Ergys Kaçe.



/Ora News.tv/