Paketa fiskale 2018, biznesi: Të ulet TVSH-ja për bukën, çmimi i ujit dhe energjisë

Paketa fiskale 2018, biznesi: Të ulet TVSH-ja për bukën,

Biznesi i ka kërkuar qeverisë që në ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2019 të përfshijë edhe disa ndryshime të tjera siç janë ulja e çmimit të energjisë, ulja e çmimit të ujit si dhe ulja e TVSH-së për bukën. Pas propozimeve zyrtare të Ministrisë së Financave për ndryshimin e taksave për vitin e ardhshëm, Bregasi i vlerëson pozitive por kërkon që tatimi për pagat të ulej për një fashë më të gjerë.

Shoqatata e biznesit në vend i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ulë çmimin e energjisë elektrike dhe të ujit pasi në krahasim me rajonin, biznesi shqiptar i paguan dyfish më shumë.

President i Bisnes Albania, Luan Bregasi, deklaroi ndër të tjera se kërkesat i janë dorëzuar Ministrisë së Financave për tu përfshirë në draft paketën fiskale për vitin 2019.

Luan Bregasi: Nga vendet e rajonit, çmimi i energjisë elektrike është gati dyfish. Çmimi i ujit është gati 200% më i lartë se në vendet e rajonit.

Gjithashtu Bregasi ka propozuar një ulje të TVSH-së për bukën duke qenë se është një ndër produktet më të konsumuara në vend.

Luan Bregasi: Shoqata e Prodhuesve të Bukës ka propozuar që TVSH-ja e bukës nga 20% të bëhet 10% sepse kaq e kanë dhe të gjithë vendet e rajonit.

Përsa i përket ndryshimeve të propozuara nga qeveria biznesi i vlerëson pozitive por sugjeron që tatimi për pagat e larta të ulet më shumë për të rritur në këtë mënyrë formalizimin.

Luan Bregasi: Profesione që paguhen shtrenjtë, paguhen mirë dhe kjo është në interes të shtetit dhe në interes të ekonomisë. Sigurisht në rast se unë do të propozoja mbi 200 mijë letë të reja dhe lart, duhet të ishte me 10%.

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm pritet që të nisë së shpejti diskutimet në Komisionet parlamentare për të kaluar më pas për votim në parlament.







EMISIONET