RTV Ora në një edicion maratonë përcolli minutë pas minute zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Nga çdo cep të Shqipërisë, gazetarët në terren sollën informacionet e fundit, të sakta dhe në kohë reale.

Procesi i votimit ka qenë i qetë ndërsa u vu re pjesëmarrja e ulët. Në përfundim të procesit të votimit, KQZ doli me shifra zyrtare, sipas të cilës në votim pjesëmarrja ishte 21.6 %, ose në total kanë votuar 771863 qytetarë.

Zgjedhjet vendore u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare në vend.  Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës.  Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën dhe kanë vëzhguar procesin zgjedhor.  

Sipas KQZ kanë votuar 771863 votues nga 3536015 votues gjithsej. E përkthyer në përqindje, 21.6%. Shiko KETU

RTV Ora percolli live te gjitha zhvillimet nga ora 06:00 e datës 30 qershor deri në orët e para të mëngjesit të 1 korrikut.

Ora 01: 30 Shikoni rezultatet live

Ora 00:28 PUSTEC-Mbyllet numërimi në bashkinë e Pustecit, kandidati socialist Kolefski fiton me 780 vota plus.

Ora 23:30 pjesëmarrja sipas bashkive

1 Mal.Madhe 7600 vota ose 17.02%

2 Shkoder 15913 vota ose 9.67%

3 Vau Dejes 5166 vota ose 13.33%

4 Puke 3939 vota ose 32.65%

5 Fushe Arrez 2602 vota ose 28.74%

6 Tropoje 3997 vota ose 18.27%

7 Has 4343 vota ose 27.47%

8 Kukes 11598 vota ose 26.15%

9 Lezhe 15436 vota ose 8.93%

10 Mirdite 6200 vota ose 21.99%

11 Kurbin 7909 vota ose 13.87%

12 Mat 8068 vota ose 27.31%

13 Klos 5485 vota ose 35.17%

14 Bulqize 7500 vota ose 25.41%

15 Diber 16327 vota ose 28.75%

16 Kruje 16500 vota ose 26.47%

17 Durres 35062 vota ose 13.94%

18 Shijak 6000 vota ose 16.87%

19 Vore 6120 vota ose 20.88%

20 Kamez 10913 vota ose 10.95%

21 Tirane 171390 vota ose 25.86%

22 Kavaje 7784 vota ose 12.28%

23 Rrogozhine 5260 vota ose 16.71%

24 Peqin 5503 vota ose 18.48%

25 Belsh 6510 vota ose 25.93%

26 Cerrik 7048 vota ose 19.19%

27 Elbasan 39234 vota ose 23.56%

28 Gramsh 8947 vota ose 32.95%

29 Librazhd 12388 vota ose 37.52%

30 Prrenjas 8100 vota ose 32.49%

31 Lushnje 27243 vota ose 26.35%

32 Divjake 13000 vota ose 30.67%

33 Fier 41200 vota ose 25.38%

34 Patos 8804 vota ose 25.25%

35 Roskovec 7800 vota ose 31.18%

36 Mallakaster 6200 vota ose 19.66%

37 Ura Vajgurore 5900 vota ose 19.18%

38 Kucove 9880 vota ose 22.13%

39 Berat 14000 vota ose 17.56%

40 Poliçan 4750 vota ose 35.46%

41 Skrapar 4522 vota ose 32.58%

42 Pogradec 17655 vota ose 24.60%

43 Maliq 12005 vota ose 24.51%

44 Pustec 2417 vota ose 55.44%

45 Devoll 7724 vota ose 23.01%

46 Korce 21797 vota ose 20.02%

47 Kolonje 5005 vota ose 32.07%

48 Permet 4720 vota ose 28.99%

49 Kelcyre 2921 vota ose 30.54%

50 Memaliaj 4150 vota ose 25.87%

51 Tepelene 4646 vota ose 36.59%

52 Gjirokaster 11339 vota ose 26.37%

53 Libohove 1369 vota ose 23.36%

54 Dropull 2252 vota ose 11.26%

55 Vlore 31563 vota ose 19.50%

56 Selenice 6200 vota ose 23.22%

57 Himare 4165 vota ose 18.31%

58 Delvine 3047 vota ose 20.56%

59 Sarande 9261 vota ose 20.08%

60 Finiq 4000 vota ose 13.09%

61 Konispol 3486 vota ose 31.03%

Ora 23:15 Nis procesi i numërimit edhe në Libohovë

Ora 23:00 TEPELENË- Fillon numërimi i votave.

Ora 22:08 PUSTEC-Nis numërimi i votave, hapen tre kutitë e para

Ora 22:00 Deri në orën 19:00, sipas KQZ kanë votuar 771863 votues nga 3536015 votues gjithsej. E përkthyer në përqindje, 21.6%.

ORA 20:18 -Kryemadhi: Shqiptarët të refuzuan, bye bye Edi

Pas mbylljes së procesit të votimit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se sot 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Rama.

Ora 20:00 Kutitë e votimit transportohen me makinë supermarketi

Ora 19: 45 “Tropoja i tha JO Edi Ramës”

Ora 19: 40 MALLAKASTER-  në kutitë e votimit vetëm një votë

Ora 19:36 TIRANË-Deri në orën 18:00, sipas KQZ kanë votuar 671255 votues nga 3536015 votues gjithsej.

Ora 19:41 TIRANË- Rama largohet nga PS për tu kthyer sërish në orën 21:00 ku do të ketë një konferencë për shtyp. Në selinë e PS-së vijon të qëndrojë kandidati për kryebashkiak, Erion Veliaj.

ORA 19:28 -Nis zhvendosja e kutive të votimit nga QV në KZAZ, ku do të bëhet edhe numërimi

ORA 19:16 TIRANË-Zguri: Votimet janë mbyllur, askush s’ka të drejtë të shkelë ligjin

Ora 19:12 KRUJË- Edhe pse ka përfunduar orari zyrtar, nuk janë mbyllur ende Qendrat e Votimit. KZAZ numër 20 është në pritje të kutive të para.

ORA 18:55 KORÇË- Braimllari: Sot votime të brendshme, u votua për strukturat e PS

Ora 18:47 SARANDE -Denoncimi i Kryetarit aktual të bashkisë Finiq: Emrat e votuesve janë shtuar me shkrim dore

Ora 18:45 KAVAJË-Mbyllet para kohe votimi në lagjen "Bukaq". Kryetari i Komisionit vendosi ta mbyllë Qendrën e Votimit për arsye të numrit të ulët të votuesve.

Ora 18:41 SHKODËR- Raportohet se në një Qendër Votimi rrugës për në Velipojë komisionerët i kanë mbushur vetë kutitë e votimit në një numër të konsiderueshëm. Qendra e Votimit është një bar- kafe.

Ora 18:39 KAVAJË- Dërgohen dy kuti votimi në KZAZ numër dy, në gjimnazin "Tre Dëshmorët". Raportohet se në 84 Qendrat e Votimit kanë votuar deri më tani 6700 votues nga 63 mijë që janë thirrur për të votuar.

ORA 18:38 Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar

Ora 18:31 LEZHË-Partia Demokratike në Lezhë deklaron se ka monitoruar dhe vazhdon të monitorojë proçesin pothuaj në të gjitha Qendrat e Votimit. PD paralajmnëron se çdo “lajthitje” e komisioneve të votimit në këtë orë të fundit do kontestohet fuqishëm ligjërisht dhe me argumenta të sakta. PD falenderon lezhjanët që sipas saj bojkotuan këtë farsë të turpshme të Partisë Socialiste.

Ora 18:27 BERAT- Raportohet se nuk po votohet më sepse nuk ka njerëz

Ora 18:26 KLOS-Komisionerët e PS-së godasin me leva dy vëllezër se i filmuan duke transportuar votues

Ora 18:25 SHKODER- Denoncimi i Voltana Ademit: Komisionerët në Bërdicë po plotësojnë fletët e votimit

Ora 18:24 TIRANË- Rama që pas votimit në Surrel po ndjek të gjithë procesin e votimit nga selia e PS-së.

Ora 18:23 KORÇË- Kreu i PD-së, Andrea Mano denoncon PS se po merr me dhunë qytetarët për të votuar. Mano thotë se ka raportime për blerje votash. "Në Ersekë vota u ble me 5 mijë lek të reja. Blerja e votës është dokumentuar" tha ai.

Ora 18:20 SKRAPAR- OSBE vëzhgon zgjedhjet

Dy përfaqësuesit e OSBE që kanë vëzhguar votimet në Lushnje kanë ndjekur votimin edhe në Skrapar, ku kanë qëndruar për pak minuta.

Ora 18:15 ELBASAN- Votat e Peqinit do të numërohen në Elbasan

Një ditë më parë është vendosur trasferimi i ambjentit nga Qendra Kulturore në Peqin në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani" në Elbasan. Kërkesa është miratuar nga KQZ.

Ora 18:11 LEZHË- Deri në orën 17 në Kurbin kanë votuar 11. 1 %,  në Mirditë 14.2% dhe në Lezhë  14.49%.


Ora 18:00 Ekskluzive RTV Ora: Në Tropojë komisioneri kapet mat duke nxjerrë fletët e votimit e nga kutia


Ora 17: 30 KUKES- Deri në orën 17:30 sipas perfaqesuesve te kzaz, nga 44 962 votues, kanë marrë pjesë 8800 persona, ose 19%. 

Ora 17: 00 VORE - Deri ne 16:10 nga KZAZ 26 raportohet se kane votuar 4524 votues nga 29 316.

Ora 16:25 - PD: Kamikazët e KQZ gënjyen, numri i pjesëmarrësve në votime 10%

Ora 16:00 - Te dhena zyrtare: Deri ne 15:00 kane votuar 15.05% 

Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 15.5% e votuesve. 

Zedhenesja e KQZ Drilona Hoxha ne nje deklarate per median u shpreh: "Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 15.5% e votuesve. Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha informoi se deri tani kanë votuar 546 338 votues. Deri tani në Tiranë kanë votuar 117 mijë votues."

1. Malësia e Madhe - 4600

2. Shkodër - 8720

3. Vau Dejës - 4012

4. Pukë - 2709

5. Fushë Arrëz - 1959

6. Tropojë - 2405

7. Has - 2888

8. Kukës - 6900

9. Lezhë - 9441

10. Mirditë - 4350

11. Kurbin - 5014

12. Mat - 6810

13. Klos - 3020

14. Bulqizë - 5000

15. Dibër - 10083

16. Krujë - 13000

17. Durrës - 24584

18. Shijak - 3810

19. Vorë - 3550

20. Kamëz - 7412

21. Tiranë - 117108

22. Kavajë - 5140

23. Rrogozhinë - 4100

24. Peqin - 4200

25. Belsh - 5208

26. Cërrik - 5199

27. Elbasan - 27466

28. Gramsh - 7446

29. Librazhd - 8501

30. Prrenjas - 5769

31. Lushnje - 21746

32. Divjakë - 9796

33. Fier - 30440

34. Patos - 6906

35. Roskovec - 6319

36. Mallakastër - 5753

37. Ura Vajgurore - 5100

38. Kucovë - 7200

39. Berat - 11300

40. Poliçan - 3800

41. Skrapar - 2976

42. Pogradec - 11265

43. Maliq - 9770

44. Pustec - 1692

45. Devoll - 5435

46. Korçë- 13500

47. Kolonjë - 3950

48. Permet - 3654

49. Kelcyrë - 2100

50. Memaliaj - 3400

51. Tepelenë - 3632

52. Gjirokastër - 7230

53. Libohovë - 980

54. Dropull - 2109

55. Vlorë - 23899

56. Selenicë- 4550

57. Himarë - 3160

58. Delvinë - 1869

59. Sarandë - 6280

60. Finiq - 3315

61. Konispol -2852

Totali = 546382



Ora 15:40 Vlorë - Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në Vlorë ishte 14 %, në Selenicë 12%,  Himarë 10%. Gazetari i RTV Ora raporton se krahasuar me 2015 dhe 2017 pjesëmarrja është e ulët.

Ora 15:30 GJIROKASTER  -Deri ne oren 14:00 nuk janë raportuar problematika sa i takon votimit por vetem pjesemarrje e ulet.
Në Libohobë 973 votues, Në Gjirokastër 7400 votues, Në Këlcyrë 1800 votues, Në Përmet mbi 3654 votues, Në Tepelenë 3286 votues, Në Dropull 2100 votues

Ora 15:23 Vorë - Gazetarja e RTV Ora raporton se në KZAZ nr. 26 deri në orën 14:45, kanë votuar 3550 persona nga 29 316 që ndodhen në lista.



Ora 14:27 Tiranë - Gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi raporton se në QV në Vasil Shanto në dy orë 10 vetëm 10 njerëz janë paraqitur për të votuar

Ora 14:20 SARANDE - Nga burime zyrtare në  KZAZ 88  pjesmarrja deri ne 13:00  është 5.558 votues nga rreth 46.000 votues gjithsej

Ora 14: 10 MALLAKASTER- Ne 57 QV, kane votuar 3 mije e 900 persona nga 31 mije votues ne total, raportojne gazetaret e RTV Ora

Ora 14:00 - Kreu i KQZ, Klement Zguri është shprehur se shifra për 12% pjesëmarrje deri në orën 11:00, nuk është e besueshme pa u konfirmuar zyrtarisht nga KQZ. "Janë shifra paraprake dhe vijnë vetëm përmes komunikimit telefonik. Unë akoma nuk kam votuar,-tha ai.

Ora 13:37 LEZHE - Pjesëmarrja në këtë bashki është aktualisht 9.3 %

Ora 13:30 TIRANE - Në KZAZ numër 36 me 57600 votues, aktualisht kanë votuar 6000 votues. Zyrtarë të lartë të PS kanë pranuar jo publikisht për RTV Ora se në këto zgjedhje Partia Socialiste në këtë zonë ka humbur elektorat të ndjeshëm.

Ata përmendin vitin 2011 kur PS fitoi 14.000 vota dhe kulmin e arriti me Saimir Tahirin në 2017 me 17.000 vota. Tani PS e pranon që me votimet e sotme e kanë shumë të vështirë të arrijnë 10.000 vota, duke humbur një elektorat prej 70000 votash vetëm prej 2 vitesh

Ora 13:25 Korçë - Deri në orën 12:30, ka në total 13,374 votues

Ora 13:25 Shkodër - Në KZAZ numër 4 të gjitha qendrat janë të hapura dhe aktualisht kanë votuar 900 qytetare. Në KZAZ numër 5 po ashtu janë të hapura gjitha qendrat e votimit dhe votuan afro 1800 qytetarë.

Ora 13: 25 Në  Vorë - Janë 3500 votues nga 29 mijë të regjistruar për bashkinë e Vorës. Është vënë re prania e vëzhguesve të OSBE/ ODIHR dhe e ambasadës amerikane, informon gazetarja e RTV Ora Arjana Loce.

Ora 13: 24 Kukës - Rreth 13 %  kanë marrë pjesë në votim, raporton gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktaraj

Ora 13: 25 Skrapar Deri në këto momente pjesëmarrja është 15%, informon gazetarja e RTV Ora Edjona Dervishaj

Ora 13:20 Voton dhe Fatos Nano 

Ora 12: 59 Shikoni ku ndodhet tani presidenti Ilir Meta

Ora 12: 00 Deri në mesditë pjesëmarrja në votime ka qenë 12%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje qytetarëve të votojnë sepse të gjitha qendrat e votimit janë të hapura.   

Ndërsa njoftoi se pjesëmarrja në votime deri tani është 12%.

Ora 11:26 - KQZ u bën apel qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit, dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë pasi zgjedhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.

Kamëz - Ambasadori  britanik në vendin tonë, Duncan Norman inspektim në qendrat e votimit



Ora 11:18 Mallakaster - Gazetarja e RTV Ora raporton se deri tani kanë votuar 1800 persona nga 31 mijë që është në total numri i votuesve.

Ora 10:48 Shkodër - Procedohet penalisht  në gjendje të lirë Voltana Ademi

Ora 10:33 Elbasan - Deri në orën 10 mësohet se në Gramsh kanë votuar 10%, në Librazhd 9.5%, Elbasan 5%,  Peqin 4.5%, Cërrik 8%, Belsh 11%, Prrenjas 9%

Ora 10:32 Durrës - Hyn me armë në qendrën e votimi, kërcënon komisionerët

Ora 10:15 - Thirrja e PD në Shkodër: Bojkotoni masivisht zgjedhjet

Ora 10:00 PD thirrje: Bojkotoni Ramen e bëni rezistencë, publikon video për blerjen e votuesve


Ora 09:55  Voton ministri i Brendshem Sander Lleshaj

Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, sot mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta dhe në një atmosferë shumë të mirë. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre qytetare, aq më tepër që jemi në vigjilje të vendimit të madh për Shqipërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ky është një proces i rëndësishëm në kontribut të dëshmimit se Shqipëria është një vend që meriton hapjen e negociatave, i cili mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta.




Ora 09:50  Rama: Sot dita kur konfirmohet se me popullin nuk luhet

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel. Në një prononcim për median Rama tha se sot është ditë historike pasi konfirmon  një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet. Rama është rezervuar ti përgjigjet pyetjeve se çfarë do të ndodhë nesër, nëse do të nisë dialogu me opozitën apo dhe çfarë do të ndodhë me 13 tetorin duke bërë batuta me gazetarët të cilët po insistonin ti merrnin një përgjigje.

Gazetaret: Sapo shkëmbyet një batutë me komisionerët, bashkëshortja majtas unë djathtas kjo do të thotë që keni votuar për kandidatin e Bindjes Demokratike?

Edi Rama: Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve sesa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton tia marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër vec atij me turp e dështim. 

Lexoni me shume: Batutat e Rames me gazetaretL A mund te me hapni rrugen


Ora 09: 30 Subashi: PD nuk e ndal dot uraganin e njerëzve që duan të votojnë

Kandidati i PS për kryebashkiak në Fier, Armando Subashi është paraqitur së bashku me familjen e tij për të votuar

Armando Subashi: Besoj që dita e sotme do jetë një ditë model. Nuk besoj se do ndodhë që eksponentë të PD do pengojnë qytetarët për të votuar. Edhe sikur të ndodhë. Edhe sikur të duan ta bëjnë një gjë të tillë, uragani i njerëzve që duan të votojnë nuk besoj se do të ndahet në asnjë lloj forme. Ai u paraqit në qendrat e votimit së  bashku me familjen e tij."

 

Ora 09: 25 Tirane, Rama: Sot konfirmohet se me popullin nuk luhet 

 "Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton tia marrë sovranitetit popullit fundin e ka me turp. Të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose jo. Kjo është gjëja më e rëndësishme sot.

Jam i bindiur se në shpëri po ndodh dicka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti. Kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund ti bien ndesh intersit të madhore kombëtare" 

Ora 09: 23 – FIER-  Gazetarja e RTV Ora, Inelda Vallja raporton se dy persona të qendrës së votimit në Topojë, janë shoqëruar, pasi i bënin presion qytetarëve për të mos votuar.

Ora 09: 20 Voton kryeministri Edi Rama



Ora 09:01 Mallakastër, ne disa qendra votimi nuk jane afishuar listat e votuesve

Ora 09: 01 POGRADEC Gazetarja e RTV Ora Lediona Dervishaj informon se në Pogradec vetem 5 qendra votimi nuk kanë filluar punën. 

Ora 09:00 TIRANE- E ngarkuara e SHBA-se largohet nga shkolla "Edit Durham" ku qëndroi për gati 30 minuta për të vëzhguar situatën. 


08:38  Voton dhe kryetari i bashkise Erion Veliaj dhe bashkeshortja e tij 





Ora 08:37 Tiranë - E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones mbërriti në shkollën Edit Durham për monitorimin e procesit të zgjedhjeve.



Ora 08:19 Pogradec - Në 20 qendra votimi ende nuk ka filluar procesi i votimit. Komisionerët, që i përkasin shoqërisë civile, nuk janë paraqitur pranë qendrave të votimit duke bllokuar procesin.

KZAZ Pogradec bën të ditur se komisionerët që mungojnë do të zëvendësohen nga komisionerë teë tjerë,të miratuar nga KQZ.

Ora 08:14 Shkodër - Në KZAZ nr. 3 janë pa hapur 4 qendra votimi, në KZAZ nr.4  po ashtu nuk janë hapur 4 qendra votimi. 

Ndërsa në KZAZ nr.5 janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

Në KZAZ nr.2 janë pa hapur 8 qendra votimi, në Postribë 6, në Dajç 1, në Kuç 1 dhe Gurin e Zi 1.

Ora O8:05 Fier - Voton kreu i bashkisë Armando Subashi.

Subashi, i cili kandidon vetëm, votoi në qendrën e votimit në shkollën "Andon Xoxa".

Ai u bëri thirrje qytetareve të paraqiten pranë qendrave të votimit për të votuar.

Gazetarja e RTV Ora, Inelda Vallja raportohen se procesi është i qetë dhe pritet të jetë i tillë edhe në vazhdim.

Ora 07: 57 Lezhë- Gazetari i RTV Ora, Elvis Hila informon në KZAZ nr 12 janë hapur 100% qendrat e votimit. Në KZAZ nr 13 janë hapur 90% e qendrave të votimit. Procesi i votimit vijon normalisht pa asnjë problem.

Ora 07: 50 Tiranë - Voton kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ne QV prane Liceut Artistik. Pyetjes se çdo të ndodhë nesër, Ruçi iu përgjigj duke thënë se do të jetë një ditë normale.

"Nesër do vazhdojë një ditë normale. Nuk do të mbarojë me këto zgjedhje" 

Ora 07: 44 Tërhiqet kandidati i Belshit për kryetar bashkie

Ora 07: 43 Shkoder - Hapen 85% e QV 

 Në Shkodër gazetari Bepin Kolvata informon se janë hapur 85 % e qendrave të votimit në të gjithë qarkun.

"Procesi nuk ka nisur në të gjitha QV. Situata po vijon të koordinohet mes KZAZ dhe KQZ se cfarë do të ndodhë me këto QV që nuk janë hapur ende. Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë situatë e tensionuar. QV e Prekalit është djegur. Kryetaret e KZAZ-ve ne Shkoder me kanë konfirmuar se janë të hapura 85% e QV" informon gazetari Bepin Kolvata.

 Ka qendra të pahapura në Malësinë e Madhe, Vau i Dejës e Pukë.

Ora  07:33 Tiranë Kryeministri Edi Rama do të votojë në shkollën e Surrelit. Zv/ ambasadorja amerikane  Leyla Moses Ones do të jetë në shkollën "Edit Durham" Tiranë.

Ora 07:32 Belsh - Tërhiqet nga gara kandidati i Belshit, Jashar Elezi i PKSH. Në garë ka mbetur vetëm kandadati i PS, Arif Tafani.

Ora 07:29 - Opozita protesta në të gjitha njësitë vendore

Ora 07:25 - Kukes  Kreu i KZAZ  11 Agron Hoxha, informon se janë hapur shumica e QV dhe nuk kemi raportim për problem shqetësues.


(Ne foto: Agron Hoxha)

Ora 07:13 Shkoder- digjet një QV ne Prekal

Gazetari i RTV Ora, Bepin Kolvataj raporton se në njësinë administrative Postribë nga 15 qendra votimi janë hapur vetëm 8 prej tyre.

Mësohet se gjatë natës është djegur qendra e Prekalit.

Ora 07:08 Tiranë - Zv/ kryeministri Erjon Braçe voton. 

I pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ultët e qytetarëve, Braçe u përgjigj “Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar.


(ne foto: Voton Erjon Brace 

Ora 07:00 Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

RTV Ora ndjek nga afër zhvillimet më të fundit.  Nga raportimet e gazetarëve në të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem.


Ja si paraqitet situata në disa qendra votimi:

Kombinat- Situata paraqitet e qetë.

Vorë - Situata paraqitet e qetë.

Skrapar - Situata paraqitet e qetë.

Prrenjas - Situata paraqitet e qetë.

Kukës - Situata paraqitet e qetë.

Kavajë - Situata paraqitet e qetë.

Durrës - Situata paraqitet e qetë.

Burrel - Situata paraqitet e qetë.

Mallakastër - Situata paraqitet e qetë.

Vlorë - Situata paraqitet e qetë.

Shkodër - Situata paraqitet e qetë.

Fushë – Krujë - Situata paraqitet e qetë.

Vau i Dejes – Situata është e nderë, po ende nuk ka shkëndija konkrete se çfarë do të ndodhë.

Korçë - Situata paraqitet e qetë.

Mat – Situata paraqitet e qetë. Në KZAZ-në nr 16 kanë mbërritur komisionerët.


Ora 06:30 - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mbërritur në ambjentet e selisë së PD-së.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socilaiste për Integrim kanë  bojkotuar procesin e votimit, ndërsa Partia Socialiste e bindur se zgjedhjet do të zhvillohen ka dërguar në KZAZ materialet zgjedhore.

Ditët që kemi lënë pas janë shoqëruar me tensione  në disa KZAZ-të vendit, madje ka pasur edhe persona të lënduar.

/Ora News.tv/