Reperi nga Kosova, Getinjo po  shijonte suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar ‘Mucho Dinero’, kur papritmas përfundoi në gjykatë.

Në një postim në rrjetin social Snapchat, ai fotografoi ambientin ku ndodhej dhe shkruajti: “Ata duan të më  gjykojnë.”

Nuk dihen arsyet përse ai ka shkuar atje, por momentalisht vazhdon të shijojë jetën si më parë.

Nuk është hera e parë që Getinjo ka probleme me ligjin, pasi para se të ishte i njohur është përballur me raste të tilla. 

Ndërkohë, kënga e publikuar para 3 ditësh ‘Mucho Dinero’ është suksesi i rradhës për të pasi ka kaluar mbi 500 mijë klikime.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/