Pagesat nga papunësia, përjashtohet ata që largohen me dëshirë nga puna

Pagesat nga papunësia, përjashtohet ata që largohen me

Qeveria përjashton nga pagesa e papunësisë personat që largohen me dëshirë nga puna, ose mbyllin aktivitetin si te vetë punësuar. Në ndryshimet në ligjin e sigurimeve shoqërore, është rritur masa e pagesës së papunësisë nga 6 mijë lekë në 12 mijë lekë, por është ulur koha e përfitimit sipas viteve të pagesës së kontributeve.

Qeveria vendosi të bëj ndryshime në ligjin e sigurimeve shoqërore, duke përjashtuar kategoritë e mësipërme por edhe duke rritur masën e përfitimit për personat që largohen në mënyrë të pamotivuar nga puna.

50% e pagës minimale, pra rreth 12.000 lekë do të përfitojnë për 3 muaj personat që kanë paguar kontribut e shoqërore për të paktën 1 vit punë.  6 muaj pagesë papunësie për personat me një periudhë kontributi prej 3 vitesh. 9 muaj personat që kanë paguar kontribute për 5 vite, dhe 1 vit të plot pagesë personat që kanë paguar kontribute për 10 vjet.  

Për njohësit e çështjeve sociale dhe ekonomike, qeveria me ndryshimet e bëra rriti shumën e pagesës, pra nga 6 mijë lekë në kohën e demokratëve në 12000 lekë por ka ulur kohën e përfitimit.

Sulka: Më përpara ka qenë  vit p[unë të jepte ty legjitimitetin që të merrje  vit pagesën e papunësisë. Tani kjo gjë ka ndryshuar në funksion të viteve që ti ke siguruar. Pra nëse ti ke pasur një vit punë e merr vetëm për tre muaj. Këtë person që merrte këtë pagesën e papunësise duke punuar një vit merrte një vit, tashmë këtij i hiqen rreth  500 mijë lekë të vjetëra.

Jo të gjithë janë të informuar për ekzistencën e këtij ligji, pavarësisht se ai i përket vitit 1993. Madje shumë qytetarë e kanë ngatërruar atë më ndihmën ekonomike.

Sulka: Pagesa e papunësisë ndryshe nga këto pagesat e ndihmës ekonomike është një pagesë që konsiderohet e përvbashkët me atë të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave parashikon 5000 perfitues nga pagesat e të ardhurave nga papunësia ndërsa fondi i vënë në dispozicion është 720 mln lekë. 

Dokumentacioni që përfshin kërkesën e aplikimit, librezë pune dhe dokumente identiteti dorëzohen pranë zyrave të punës.  

 

EMISIONET