Ish-oficeri Dritan Zagani, në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora lidhur me paralajmërimin e Ramës se do çonte në gjykatën gjermane gazetarin Piter Tiede tha se ai vetë edhe Tiede presin që kryeministri ta bëjë atë gjë.

Dritan Zagani: Duke ditur personin kryeministër se çfarë karakteri ka që i lëshon si lopa atë gjënë, pa problem muhabetet nuk më çudit edhe budalliku që tha. Unë uroj ta bëj atë. Kam komunikuar me mikun tim dhe urojmë që ta bëjë atë, do zoti sepse do ta kem një arsye pozitive. Do jetë një nga provat më të fuqishme që do kem unë me të në Strasburg. Herët apo vonë, kur të vijë momenti kur ai të më japë mundësinë të shkoj atje. Sa të jetë ai në pushtet unë e kam të vështirë të shkoj në Strasburg. Nuk zhbllokon hetimet dhe gjykimin në Shqipëri. Ishalla do zoti e bën atë. 

Artur Zheji: Çfarë të tha Peter kur e more në telefon?

Dritan Zagani: Uroj ta bëj atë gjë. Ishalla sa më parë. Madje ta ndihmojmë me ndonjë avokat që të vijë ta bëjë.  


/Ora News.tv/