Pacult: Ndaj Laçit për revansh, vendi i dytë varet nga ne

Pacult: Ndaj Laçit për revansh, vendi i dytë varet nga ne

Kukësi luan një transfertë delikate këtë të dielë, me verilindorët që do të vizitojnë Laçin.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Peter Pacult tha për mediat se ekipi i tij duhet të harrojnë gjithçka që ndodhi në ndeshjen që lamë pas dhe të bëjnë gjithçka për të ruajtur vendin e dytë.

"Duhet të shikojmë ndeshjet që kemi para nesh. Kërkoj nga skuadra maksimumin dhe shpresoj që të përfundojmë në vendin e dytë. Sigurisht kërkojmë të bëjmë një revansh. Sicc e dini tani kemi tre ndeshje me Laçin.

"Dy herë kemi barazuar dhe njëherë i kemi mposhtur. Mendoj se ditën e dielë do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe shpresojmë tek fitorja. Në Laç duhet të japësh me tepër se maksimumi për të arritur tek fitorja. Sa i përket Gurit, për paraqitjet që po bën interesimi po rritet dita-ditës dhe është një gjë normale."-tha Pacult.

Ndeshja mes Laçit dhe Kukësit do të luhet këtë të diele në orën 16:00.



EMISIONET