Pas sfidës me Laçin, trajneri i Kukësit, Peter Pacult është shprehur i revoltuar me barazimin e arritur, pasi theksoi se penallti e pretenduar nga Sidrit Guri do i jepte 3-pikëshin skuadrës së tij.

"
Mendoj që nuk ka çfarë të flitet dhe kjo është skandaloze. Asnjëherë nuk flas për arbitrat dhe nuk do ta bëj, po kjo është skandaloze.

"Unë jam dakort me atë që thatë. Po ti shfrytëzonit rastet do të ishte ndeshje tjetër. Edhe Laçi pati rastet e tij. Lojtarët në vijën e sulmit duhet të bëjnë shumë më tepër në ndeshjet e mbetura. Kërkoj më shumë prej tyre.
Është fakt që sot në Laç ishim me mungesa, luajtëm pa Rrumbullakun dhe Shametin që janë pjesë e rëndësishme e ekipit. Deri në fund gjërat do të ndryshojnë

"Është mendimi juaj për këtë. Jam një trajner normal. I pranoj edhe kritikat. Në janar mora një ekip që ishte ne vendin e 4-t dhe tani jemi të dytët. Ka pasur shumë dëmtime dhe largime por ne do të nxjerrim më të mirën deri në fund. Të gjithë e dimë që në Laç nuk është e lehtë të luash. Do të kënaqem me 1 pikë që morëm këtu sot. Jo gjithmonë plotësohen dëshirat në futboll."-tha Pacult.

/Ora News.tv/