Trajneri i Kukësit, Peter Pacult në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes me Laçin theksoi se u luajt pak futboll.

 “Mendoj që para fillimit të ndeshjes, e dinim që do ishte një ndeshje shumë e vështirë. Për çdo kundështarë është e vështirë të luaj në Laç. E dinim që duhet të luftonim shumë. Luftuam por nuk luajtëm shumë futboll. Ajo që do ta thoja me shumë rëndësi është që nuk pësuam gol dhe do presim ndeshjen e kthimit.

 “Unë mendoj që zeron mbrapa jam i kënaqur. Ndërsa për sulmin, nuk arritëm të shënonim golin e avantazhit. Shënuam një gol që për mendimin tim ishte i rregull. Duhet të presim ndeshjen e kthimit dhe të luftojmë shumë.

 “Është e vërtetë. Ekipi i Laçit ishte shumë agresiv në sulm. Po nuk jam i kënaqur me ekipin, gabuam shumë në pasimet e thjeshta nuk arritëm të bënim lojën tonë.”

"Nuk e ndërtoj ekipin sipas kundështarit. Idrizin e kam vendosur në sulmë pas rikthimit të Zderiç. Mendoj që me shpetësinë e Idrizit do bënim më mirë. Ai e bëri goli, që për mendimin tim ishte i rregull. Zderiç nuk ka mundësi të zëvendësohet me Idrizin.

 “Nuk dua të flas për ndeshjen e kthimit. Nga ky moment jam duke menduar për Kamzën”.

"Koliçin e aktivizova për ta parë në çfarë gjendje ishte, për ta parë nëse do ta aktivizoja ndaj Kamzës apo jo. Tani e di kë do të aktivizoj.-tha Pacult. 

/Ora News.tv/