Pacolli vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të lartë

Pacolli vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të lartë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka udhëtuar drejt SHBA, ku do të marr pjesë në një konferencë të organizuar nga Këshilli Atlanik.

Gjatë vizitës, ai do të takoj Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit dhe Madeleine Albright.

Pacolli ka vlerësuar se Kosova është e bekuar që e ka një aleat strategjik si SHBA-ja.

“Kosova është vërtetë e bekuar që e ka një aleat strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të shpalos edhe vizionin tim mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit perendimor në adresimin tim para rreth 100 pjesëmarrësve të nivelit më lartë dhe vendim-marrësve të tjerë, që i bashkon konferenca e organizuar nga Këshilli Atlantik”, shkran Pacolli në Facebok.

EMISIONET