Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në një konferencë të përbashkët për median tani në Prishtinë.

Dy homologët iu drejtuan njëri tjetrit me shprehjet  "vëlla Ditmir" dhe "Baca Behgjet". 

Behgjet Pacolli: "Kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë po ndodh këndej. Por pala shqiptare duhet të jetë pjesë e synimit tonë, synim kemi dialogun me Serbinë dhe: ose në publik, ose pas kurrizit, të jenë aty.

Nëse mundet Bashkimi Europian dhe SHBA të jenë aty, pse të mos jetë edhe Shqipëria? Shqipëria mund të japë një kontribut jashtëzakonisht të madh. 

Mos e harroni Kosoven

Kryediplomati kosovar ishte i qartë në kërkesat drejtuar Shqiperise

Behgjet Pacolli: Kemi biseduar për integrimet rajonale, inciativa të ndryshme europiane të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se ndihma, mbështetja e Shqipërisë është jashtëzakonisht e nevojshme... Mos e harroni Kosovën. Kosova ka nevojë për eksperiencën dhe ndihmën e Shqipërisë. Ky vit është vit i sfidave, kemi liberalizimin e vizave, interpolin. Kosova duhet të mbështetet në radhë të parë nga eksperienca dhe faktori shqiptar.

Nga ana e tij Ministri Bushati u shpreh:  "Deviza jonë në Shqipëri është "Kosova e para" dhe kësaj devize i jemi mbajtur me përpikmëri"

Bashkepunimi me Kosoven
Behgjet Pacolli: Ne kemi misione të përbashkëta në tri pika: Milano, Mynih dhe Kopenhagen. Puna ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe ne mund ta përdorim si arsye për të vazhduar krijimin e përfaqësive të përbashkëta.

Aty ku Kosova nuk ka përfaqësi, ose nuk ka mundësi të hapë përfaqësinë e vet, të shfrytëzojë infrastrukturën e Shqipërisë dhe aty ku Kosova do ketë mundësi të hapë përfaqësitë e  reja, të jetë prezente edhe delegacioni shqiptar.

Për këtë nuk ka asnjë dilemë: ne jemi akorduar dhe do bashkëpunojmë. Nga sot ju them se do kemi trupë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do koordinojë punët me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Por, jo vetëm punët e këtyre dy ministrive. Unë besoj edhe qeverive tona."

/Ora News.tv/