Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen e shqiptarëve nga Kosova, titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.
“Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, bëri të ditur kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu gjatë ceremoninë ku ishte e pranishme edhe deputetja Mimi Kodheli.
16 prilli është dita kur ky qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.
Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
Ai, është qytetar Nderi i Korçës, Lezhës, dhe ka disa tituj akademikë nga Universitete të vendit amë.

/Ora News.tv/