Pa viza deri në vitin 2020

Pa viza deri në vitin 2020

Liberalizimi i vizave vështirë të ndodh në 2019, gjasat janë sipas njohësve në 2020. Për vite me radhë krerët e shtetit kanë dhënë premtime e besa edhe data për viza.

E shpresa e fundit ishte para dy muajve, meqë rekomandimi ishte pozitiv u fol se shumë shpejt mund të lëvizim në zonën Schengen. Por si jo rrallëherë këto fjalë nuk po dalin. 

Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin tjetër mbetet pikëpyetje heqja e vizave. E gjitha këto afate që po jepen po cilësohen si mashtrime për qytetarët.

Behxhet Shala hedh ankesa në drejtim të të dy palëve, edhe vendorëve edhe ndërkombëtare. Sipas tij, barra e përgjegjësisë duhet të ndahet në gjysmë.

E për këto premtime të bëra, politikanët kanë marrë kritika edhe nga ndërkombëtarët të cilët në ccdo vizitë të tyre kanë kërkuar që të mos ipen data se kur vizat mund të liberalizohen.


EMISIONET