Ozil "sfidon" Gjermaninë: Do të bëja sërish foto me Erdogan

Mesut Ozil zhvilloi një Botëror shumë të dobët me kombëtaren gjermane dhe mori mjaft kritika për lojën e tij. Por përvec problemeve në fushë, mesfushori i Arsenal pati dhe jashtë saj.

Çështja bëhet politike, aty ku Ozil vendosi të bënte foto me presidentit e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ndërkohë që futbollisti ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas gjithë atyre kritikave.

Lojtari ka postuar në rrjete sociale një letër të gjatë ku thuhet se ai do ta bënte përsëri këtë veprim dhe madje ka thënë se nuk mund ta mohojë origjinën e tij.

“Unë kam dy zemra, njëra është gjermane dhe tjetra turke," shkruan ai.

Nëna e tij e ka mësuar që të tregojë gjithnjë respekt dhe të mos e harrojë kurrë nga vjen, shtron Ozil.

“Nëse do refuzoja të takohesha me Erdoganin, do mohoja rrënjët e mia.”


EMISIONET