OST stakon energjinë për Lezhën dhe Laçin

OST stakon energjinë për Lezhën dhe Laçin

Qyteti i Lezhës dhe i Kurbinit janë pa energji elektrike. Shkak është bërë ndërhyrja në linjat 110kV Laç 2 – Ulëz dhe Laç 2 – Lezhë nga ana e OST-së. OSHE-ja njofton se energji është stakuar në orën 15:15 minuta dhe do të vazhdojë deri në orën 16:45 minuta.

Më konkretisht, pa energji elektrike janë zonat: Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gërnac, Gallatë, Qyteti Laç, Milot, Mali i Bardhë, Shetë, Skuraj, Mal Milot,  Shullaz Kodër, Fushë Shullazë, Fushë Milot.

Zonat që mbeten pa energji në Rrethin Lezhë: qyteti Lezhë, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzanë, Kodër Mulliri, Ishull Lezhë, Barbullojë,  Shëngjin, Rana e Hedhme, Kenallë, Kunë, Kodërmarlekaj, Sheher, Rrëzë Mali, Malsi, Gryke Manati, Vain, Merqi, Rraboshte, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishte, Troshan, Krajn, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabe, Dajc, Dragushë dhe Gocaj.

EMISIONET