Osmani pas takimeve në Athinë: “Nuk kemi arritur marrëveshje, por jemi optimistë”

Osmani pas takimeve në Athinë: “Nuk kemi arritur

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka deklaruar se midis Shkupit dhe Athinës dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje për zgjidhjen e kontestit për emrin.

“Nuk ka deri më tani asnjë marrëveshje për ndonjë farë zgjidhjeje. Vazhdojnë negociatat. Presim në fund të këltij muaji negociatorin Nimetz, shpresojmë të vijë me një propozim konkret, të cilin do ta shqyrtojmë dhe do të pozicionohemi”, theksoi Osmani, i cili zhvilloi takime në Athinë me krerët e diplomacisë greke.

Bujar Osmani madje shtoi se “gjithçka që publikohet në media për emra të ndryshëm apo propozime janë vetëm supozime dhe nuk e ndihmojnë procesin”.

Osmani pati një takim dhe më pas një drekë pune me ministrin e jashtëlm Nikos Kotzias, ndërsa më herët ishte takuar me ministrin e çështjeve europiane, Jorgos Katrugalos.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për këto takime, që i cilësoi si produktive, Osmani deklaroi se qeveria e Maqedonisë angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje dhe theksoi nevojën që ky proces të intensifikohet në ditët dhe javët e ardhshme.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Bujar Osmani tha se konstatoi një vendosmëri dhe përkushtim të qeverisë greke për ta mbyllur çështjen e emrit, dhe shtoi se e njëjta vendosmëri dhe i njëjti përkushtim gjendet edhe te qeveria maqedonase.

EMISIONET